Një 101-vjeçar shërohet plotësisht nga koronavirusi

Një 101-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja.

Një 101-vjeçar shërohet plotësisht nga koronavirusi

Keith Watson, nga Mbretëria e Bashkuar ishte shtruar në spital për një operim në këmbë, dhe më vonë ka rezultuar edhe si i infektuar me virus, pas temperaturës së lartë, me të cilën është përballur.

“Shkuarja në operacion ka qenë një gjë dhe më pas kur e kemi kuptuar se ai është pozitiv në koronavirus, e kemi menduar më të keqen”, ka thënë një familjare e tij.

“Ai është fantasitk për moshën që ka”.

Fotografia e tij me stafin mjekësor është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale./rel.