Një adoleshent në Gjermani e humb jetën në “lojën e vdekjes”

Një adoleshent në Gjermani e humb jetën në “lojën e vdekjes”

Policia gjermane ka publikuar detajet e një fatkeqësie tragjike e cila ndodhi të martën në hekurudhën nëntokësore (S-Bahn) në stacionin Ostendstrasse në Frankfurt në të cilën e humbi jetën një 17 vjeçar dhe dy burra janë lënduar, lajmëron “Fenix magazin”.

Sipas kumtesës së policisë gjatë arritjes së trenit është lënduar rëndë një 44 vjeçar me prejardhje nga Kazakistani, ndërsa lëndime të lehta ka marrë një indian edhe ai 44 vjeç.

Zëdhënësi i policisë të martën ka thënë se supozojnë se burrat e kanë provuar testin e guximit duke u matur se cili do të afrohet më shumë binarëve në momentin kur vjen treni i cili i ka tërhequr.

Pasi kanë intervistuar disa dëshmitarë kanë ardhur deri te zbulime të reja. Sipas deklaratave të dëshmitarëve një person ishte i shtrirë në binarë dhe dy të tjerë përpiqeshin t’i ndihmojnë në momentin kur treni afrohej.

Megjithatë ende nuk është e qartë se cili nga ata ishte i shtrirë në binarë dhe përse ishte i shtrirë, si dhe a është e vërtetë se e kanë provuar testin e guximit apo prapavija e tragjedisë është ndryshe.

Policia është duke i kryer hetime e detajuara. Në hekurudhën nëntokësore, ku ka ndodhur tragjedia nuk ka kamera sigurie./Insajderi.com.