Hera e parë

Një afrikano-amerikan në krye të forcave ajrore

Charles Brown Jr., do të jetë i pari afro-amerikan që do të shërbejë si shef i stafit të Forcave Ajrore amerikane.

Një afrikano-amerikan në krye të forcave ajrore

Senati amerikan ka konfirmuar në mënyrë unanime, afrikano-amerikanin e parë, që do të udhëheq një prej shërbimeve ushtarake shtetërore.

Me 98 vota për dhe asnjë kundër, Senati ka miratuar të martën gjeneralin Charles Brown Jr., si shef të stafit të Forcave Ajrore amerikane.

Brown është nominuar nga presidenti amerikan, Donald Trump në muajin mars.

Ky votim ka ardhur teksa kombi amerikan është duke u përballur me protesta kundër pabarazisë racore, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, derisa ka qenë në mbajtje policore në Mineapolis.

“Vendimi im për të emëruar gjeneralin Charles Brown si afrikano-amerikanin e parë në pozitën e shefit të shërbimit ushtarak, tani është miratuar nga Senati.

“Ditë historike për Amerikën! I gëzuar që do të punojë ngushtë me gjeneralin Brown, i cili është patriot dhe lider i mrekullueshëm”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.