Një analizë për “romancën e mallkuar” të Jennifer Aniston dhe Justin Theroux

Një analizë për “romancën e mallkuar” të Jennifer Aniston dhe Justin Theroux

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux u martuan në një ceremoni private të mrekullueshme më 5 gusht 2015. Dasma u zhvillua në shtëpinë e çiftit në Bel Air, me një pjesë të vogël të miqve dhe të familjes, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Martesa e tyre erdhi pas një fejesë tre-vjeçare dhe romancës që mori vëmendjen e gjithë Hollywood-it. Sidoqoftë, dy vjet më vonë, çifti u nda me shpejtësi dhe thanë se mbeten miq.

Jennifer e takoi Justin më 2007, pas ndarjes nga Brad Pitt. Edhe pse nuk dihet kur romanca e çiftit u bë zyrtare, në vitin 2011, të dashuruarit filluan të bashkëjetojnë dhe marrëdhënia e tyre dukej se po shkonte shumë mirë.

Sipas burimeve të afërta me aktoren, ajo dhe Justin nuk u përshtatën kurr me stilin e jetës së njëri tjetrit. Ai ishte një hipster nga Neë York që adhuronte stilin alternativ të jetës ndërsa ajo po shkonte kah një jetë më e qetë dhe më e vetmuar. Edhepse u dashuruan shumë, ata ishin tipa shumë të ndryshëm.

“Kimia e fuqishme që kishin në fillim, i bëri të i injorojnë të gjitha ndryshimet dhe papërshtatshmëritë,” thotë burimi.

Për ditëlindjen e tij, në gusht të vitit 2012, Justin i propozoi martesë Jenniferit. Lidhja e tyre u forcua dhe ata shpesh ndanin në media sociale lavdërata për njëri tjetrin. Mirëpo nuk ishte e lehtë të jetonin bashkë, sepse Jennifer preferonte Los Angeles ndërsa Justin New York-un.

Në 2018 ata u nisën në një udhëtim në Mexico për të shpëtuar martësën e tyre, por shpejt dolën në pah shumë probleme.

Jennifer e kaloi ditëlindjen pa shoqërinë e Justin, përderisa ai ishte duke kaluar pushimet në anën tjetër të botës.

Një ditë pas Shën Valentinit ata u ndanë duke thyer zemrat e adhuruesve./Insajderi.com