Një arkitekt 53 vjeçar vdes nga coronavirusi

Ka ndërruar jetë një arkitekt në moshën 53 vjeçare i infektuar nga coronavirusi.

Një arkitekt 53 vjeçar vdes nga coronavirusi

Pas infektimit me coronavirus një arkitekt ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’i mbijetonte virusit.

53 vjeçari ishte prekur nga virusi corona, siç tregohet edhe nga Asociacioni Arkitekteve Kosovës e cila ka konfirmuar vdekjen e Bekim Dautit.

“Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë. Edhe një jetë e mori Virusi Corona. Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19 .
Ngushëllime të gjithë Arkitektëve dhe Familjes Dauti nga Shtimja! U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Arkitekteve të Kosovës.

Kosovës i shtohet edhe një humbje nga coronavirusi, tashmë shifrat kanë tejkaluar numrin 100 të vdekjeve prej se coronavirusi shpërtheu me 13 mars. /Insajderi.com/