Aktori i njohur i humorit, nuk është ndër përdoruesit më aktivë të rrjeteve sociale, e as nuk ndan shumë nga jeta e tij private.
Por me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, ai bëri publik një urim shumë të ëmbël për të, njofton Insajderi.
Mesazhi i tij emocionues, pa dyshim, duhet lexuar nga të gjithë baballarët, por sidomos ata që u gëzohen vajzave: sepse vajzat janë të baballarëve.
“Bija ime Alkida…. përpara 35-vjetësh, kur ti erdhe në jetën tonë, mami të nxori në dritaren e maternitetit dhe me lot në sy, më tha se ti nuk ishe djalë, por vajzë. Nuk të gënjej që u gëzova pa masë dhe mezi po prisja momentin të të kisha në duart e mia, e kur të pata në duar, jeta ime mori kuptim dhe ti ishe bota ime. Sa e bukur! Dhe sot ti, 35 vjet… Sa pak, por dhe sa shumë, e tani s’të kam vetëm bijën time, por të kam dhe shoqe, të kam një këshilltare të vyer, por dhe një xhevahir, se më ke sjellë në jetën time Adean, është dhurata më e bukur që më ke bërë. Le t’i falënderohemi Zotit për çdo ditë dhe çdo vit që jemi dhe gëzojmë e festojmë bashkë. Gëzuar, bija ime Alkida! Siç ta kam thënë para 35-vjetësh, sërish ta përsërit: edhe pse me syze dhe thinja tashmë….”Të dua sa qielli e sa toka.” Nuk jam xheloz që ke më shumë shoqe mamin. Të kam zemër, deri në frymën e fundit! Edhe 100 plot shëndet dhe realizime ëndrrash!” /Insajderi.com