Një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun rikthen Mimoza Shkodrën

Një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun rikthen Mimoza Shkodrën

Për të gjithë adhuruesit e muzikës së Mimoza Shkodrës, ajo u rikthye në një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, njofton Insajderi.

Kënga mban titullin “Dy herë një gabim”, e cila u realizua pa videoklip dhe është publikuar në kanalin e “N’Kosovë Show”, në Youtube.

Kjo vjen si kënga e parë në bashkëpunim për Mimoza Shkodrën e cila u shkëput nga muzika për më shumë se një vit. Kënga e fundit solo që këngëtarja lansoi ishte “Mu ma le fajin”, që u lansua në nëntor me datë 23.

Në anën tjetër, Sabri Fejzullahu që këtë shtator mbushi 73 vjet, ka qenë aktiv me prurje të reja muzikore këtë vit. Këngëtari po ashtu po punon për një album të ri, për të cilin ende nuk ka dhënë detaje të publikimit. /Insajderi.com