
Se sa shumë ka rëndësi sporti në jetën sociale është vërtetuar tash e disa muaj, tek kur pandemia COVID-19 shtyri shtetet të pezullojnë çdo aktivitet sportiv.
Ndër ta, shumë sport i famshëm është edhe Formula 1, që ka anuluar disa gara, por tetë janë konfirmuar që do të zhvillohen sivjet.
Më 5 korrik në aksion do të jetë gara e Austrisë, The Red Bull Ring, kurse në të njëjtin vend do të jetë menjëherë gara tjetër pas një jave.
Hungaria do të jetë nikoqir i Formula 1 më 19 korrik.
Në Silverstone të Britanisë së Madhe, ashtu si Austri, do të zhvillohen dy gara: 2 dhe 9 gusht.
Gara e gjashtë zhvillohet në Spanjë, e shtata në Belgjikë dhe e teta në Monza të Italisë.
Që të shpallet kampioni, duhen të zhvillohen më shumë se 15 gara, e që FIA paralajmëron për zhvillimin e 18 garave sivjet deri në muajin dhjetor.
/Insajderi.com/