Një burrë amerikan burgoset për djegien e tre kishave historike

Një burrë amerikan burgoset për djegien e tre kishave historike

Një i ri i bardhë është burgosur për 25 vjet, për djegien e tre kishave historike afrikane në shtetin amerikan të Louisiana vitin e kaluar.

Muzikanti i heavy metal Holden Matthews, 23 vjeç, u urdhërua gjithashtu të paguante 2.7 milion dollarë si dëmshpërblim.

Ai tha se kishte djegur kishat për të rritur reputacionin e tij brenda skenës së tij të preferuar muzikore.

Gjykatësi tha se sulmet nuk ishin të motivuara në mënyrë racore, por tha se ato ngjallnin kujtime të një “kohe të errët në histori”.

Njerëzit e bardhë sulmuan kishat e njerëzve me ngjyrë gjatë epokës së të drejtave civile të Amerikës.

Të tre kishat e djegura nga Metthews ishin Kisha Baptiste e Shën Marisë në Port Barre, Kisha Baptiste e Greater Union në Opelousas dhe Kisha Baptiste Mount Pleasant në Opelousas, midis 26 marsit dhe 4 prillit.

Matthews, djali i një zëvendësi të sherifit lokal, pranoi të kishte postuar fotografi dhe video në Facebook të djegies së dy kishave të para.

Të tre ndërtesat u rrafshuan me tokë nga zjarret, por askush nuk u lëndua sepse u dogjën natën.

Gjykatës e liroi atë nga akuzat e krimit të urrejtjes, të cilat Matthews i pranoi në fillim të këtij viti. Por ai u shpall fajtor për tre akuza për zjarrvënie në ndërtesat fetare, dhe një akuzë për përdorimin e zjarrit për të kryer një krim federal./Insajderi.com

BBC News