Një burrë bashkë me vajzën e tij rrihen brutalisht prej 3 personave (VIDEO)

Një burrë bashkë me vajzën e tij rrihen brutalisht prej 3 personave (VIDEO)

Një burrë dhe vajza e tij janë sulmuar brutalisht nga një grup njerëzish në një dyqan verërash në Manhattan gjatë të mërkurës.

NYPD ka lansuar një video në të cilën shihet incidenti duke shpresuar që dikush do të u jap informata më të sakta për të dyshuarit, raporton FOX5, shkruan Insajderi.

Kjo ngjarje ndodhi në një dyqan në Amsterdam Aveny.

Vajza 22 vjeçare u godit në mënyra të ndryshme, përfshi këtu goditje brutale në kokë me shishe birre.  Babai i saj mbeti pa vetëdije prej goditjeve dhe prapë burrat vazhduan ta shqelmonin.

Burri u dërgua në spitalin e Harlemit dhe është në gjendje stabile, ndërsa vajza u trajtua nga ndihma e shpejtë.

Një gruaje iu vodh telefoni kur ajo tëntoi të thërrasë policinë.

Polica ka identifikuar të dyshuarit mirëpo ata ende nuk janë arrestuar./Insajderi.com