fbpx

Një burrë e pëson keq, kur sulmon një luftëtare të MMA-së

Një burrë e pëson keq, kur sulmon një luftëtare të MMA-së

Polyana Viana, një nga luftëtaret, e cila së fundmi ia është bashkëngjitur promocionit UFC, kurse më herët ka pasur përvojë në jiu jitsu dhe në MMA, ka qenë viktime ë një tentimi grabitjeje në Rio.

Mirëpo, grabitëis nuk e kishte idenë se kë po tentonte të grabiste, gjegjësisht ti merrete telefonin, duke e kërcënuar, siç ka deklaruar vetë Viana për MMA Junkie.

“Ai kërkoi të merrte telefonin tim dhe më tha t’ia dorëzojë atë sepse është i armatosur. Mendova, nëse ka armë, ai nuk ka kohë që ta nxjerrë atë dhe e godita me dy grushta dhe një shkelm, kurse më pas e kapa nga prapa në tentim për ta ngufatur”, deklaroi ylli i MMA-së nga Brazili, transmeton Insporti.

Më pas, u pa se grabitësi në fakt, nuk po mbante armë, por një karton në formë arme që e kishte fshehur në xhep dhe me të po kërcënonte Vianan.

Përndryshe në Brazil grabitjet e armatosura janë të shpeshta dhe në këtë video shihet se si Sabrina Leite, një tjetër emër i njohur i sporteve luftarake në Brazil, jo vetëm që e kishte nënshtruar një njeri që po e grabiste atë, por e kishte bërë atë të qajë si fëmijë, kurse video ishte bërë hit në internet. /Insporti.com