Një burrë i veshur me rroba mesjetare dhe i armatosur me shpatë ka vrarë dy persona natën e Halloween

Një burrë i veshur me rroba mesjetare dhe i armatosur me shpatë ka vrarë dy persona natën e Halloween

Të paktën dy persona janë vrarë me thikë për vdekje në qytetin kanadez të Quebec nga një burrë i armatosur me shpatë dhe i veshur me rroba mesjetare, thotë policia.

Pesë të tjerë u plagosën në këtë sulm natën e Halloeeen. Një burrë në mes të të 20-ave u arrestua pak para 01:00 të dielën.

Policia këshilloi banorët të qëndronin brenda me dyer të mbyllura derisa po zhvillohej një hetim.

Sulmi ndodhi në lagjen historike të Vjetër Quebec.

Policia shkroi në Twitter se nuk kishte asnjë tregues të menjëhershëm “se i dyshuari mund të ketë vepruar për motive të tjera përveç atyre personale”.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë publik.

Raportet e para të incidentit pranë parlamentit të qytetit kryesisht frëngjishtfolës, erdhën pak përpara 22:30 me kohën lokale të shtunën.

I dyshuari u arrestua pranë parkut të biznesit Espace 400e.

Gazeta Le Soleil e Quebec raportoi se ai ishte shtrirë në tokë, zbathur dhe hipotermik kur u arrestua. Ai u dorëzua në polici pa ndonjë rezistencë, tha ajo.

Pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në spital për “vlerësim”.

Pesë të plagosurit po trajtohen gjithashtu në spital, me nivele të ndryshme lëndimesh, sipas policisë.

Policia nuk ka lëshuar detaje të identitetit ose moshës së viktimave.

Gazetarët në vendngjarje kanë postuar në Twitter foto të një komande të policisë jashtë ndërtesës së Parlamentit të Quebec./Insajderi.com

BBC News