Një burrë ka ruajtur kufomën e së ëmës në frigorifer për të marrë pensionin e saj edhe për gjashtë muaj

Një burrë ka ruajtur kufomën e së ëmës në frigorifer për të marrë pensionin e saj edhe për gjashtë muaj

Një burrë është dënuar me gjashtë muaj burg pasi ka mbajtur kufomën e së ëmës në frigorifer për gjashtë muaj.

Nëna e tij kishte vdekur me 4 prill të vitit të kaluar.

Rasti u zbulua kur punëtor të komunitetit e kërkuan gruan dhe e shpallën të humbur.

Policia u thirr për të zbardhur rastin dhe ata e zbuluan kufomën në Baoshan District në East China, që ishte prona e saj.

Prokurori i rastit, Jiang Xiaoyan, tha se Mr Who, 44 vjeç, ishte i papunë dhe varej prej pensionit të së ëmes.

“I akuzuari ka jetuar në periudha të gjata pa ndonjë të ardhur stabile. Ai konsideroi situatën e tij financiare para se të kryente krimin,” ka thën ai.

Gjatë seancës së tij dëgjimore, Mr Whu tha se ai porositi frigoriferin online që kufoma e së ëmës të mos prishej dhe të i tmerronte fqinjët me erë.

Jiang shtoi se djali i të pensionuarës ishte lazdruar dhe se nuk dinte të kujdesej për vete./Insajderi.com