Një burrë u deh aq shumë sa që ndryshoi emrin e tij në Celione Dion – më pas i doli nga mendja

Një burrë u deh aq shumë sa që ndryshoi emrin e tij në Celione Dion – më pas i doli nga mendja

Duke hyrë në vitin 2021, të gjithë mund të jemi duke ndjekur një mantra jetësore si ‘një vit i ri, një vetvete e re’ – dhe një burrë keqkuptoi paksa kuptimin figurativ të shprehjes.

Sipas UNILAD, Thomas Dodd, një 30 vjeçar ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Celine Dion pasi kishte pirë bukur shumë gota, teksa po shijonte një perfomancë të artistes gjatë festave, njofton Insajderi.

BPM Media

Fansi i këngëtares pagoi 89 funte për procesin ligjor të ndërrimit të emrin, dhe kjo i kishte dalë tërësisht nga mendja deri në momentin që ai pranoi në postë dokumentacionin e ri.

Thomas, tani Z. Celine Dion, përshkroi veten të fiksuar me këngëtaren dhe se për pak humbi ndjenjat kur ai hapi zarfin e letrës që konfirmonte ndryshimin e emrit.

“Erdha në shtëpi pas pune, dhe ishte një zarf i madh i bardhë ku shkruante “mos e përthyej”. Për pak humba ndjenjat në kuzhinë kur e hapa. Shqetësimi im fillestar ishte se si do u sqaroja departamentit të resurseve njerëzore se tani më duhet një adresë e re elektronike në emrin tim”, thotë ai.

BPM Media

Tani ka merakun se si do ua shpjegojë policëve të trafikut emrin e tij të çuditshëm në rast se e ndalin me makinë.

Duke diskutuar për reagimet e njerëzve, Z. Dion tha, “Me gjasë, kjo është gjëja më qesharake që njerëzit kanë lexuar për vitin 2020. Më vjen mirë që po zbavit njerëzit. Shpresoj që të gjithë të qeshin ndonëse në llogarinë time”.

Në fund tha se nuk ka në plan së shpejti të ndryshojë sërish emrin e tij. /Insajderi.com