Një burrë zbulon artefakte nga Periudha e Bronzit me detektorin e tij të metalit

Një burrë zbulon artefakte nga Periudha e Bronzit me detektorin e tij të metalit

Një burrë i cili kishte dalë për të gjurmuar për metale me detektorin e tij, përjetoi gëzim të madh kur zbuloi artefakte nga Periudha e Bronzit afër kufinjëve skocez.

Zbulimi i tij përfshin një takëm komplet kuajsh dhe një shpatë. Ekspertët thanë që zbulimi kishte vlera nacionale, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Dheu kishte arritur të e konservoj lëkurën dhe drurin, duke lejuar ekspertët të gjurmojnë lidhëset që ishin të ngjitura me unazat e takëmit.Ky zbulim ua lejoi ekspertëve të shohin për herë të parë një takëm kuajsh të montuar nga Periudha e Bronzit.

Njeriu që e zbuloi këtë, Stepien, ishte duke kërkuar në fushë me detektorin e metalit, bashkë me shokët e tij.“Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë. E dita që kisha zbuluar diçka me vlerë për historinë skoceze. U gëzova shumë, dridhesha nga emocionet,” tregon Stepien.

Stepien dhe miqtë e tij kishin organizuar një kamping arkeologjik në këtë fushë ku kishin kaluar 22 ditë duke gjurmuar për metale.

“Secilën herë ne gjetëm objekte të reja të cilat ndryshonin kontekstin e zbulimit, secilën ditë mësuam ndonjë gjë të re.”

Stepien vazhdoi duke thënë : “Jam kaq i lumtur që toka zbuloi për mua një gjë që ishte e fshehur për më shumë se 3000 vjet. Nuk mund të e besoj ende këtë gjë.”

Arkeologët zbuluan një shpat të futur në këllëf, shirita të dekoruar, unaza dhe ornamente të ndryshme.

Emily Freeman, drejtoreshë e Crown Office Treasure Trove Unit, tha se kjo ishte një gjetje me rëndësi nacionale.

“Në Skotland janë gjetur shumë pak artefakte të këtij lloji. Ka ende shumë punë për të zbuluar se pse këto gjëra ishin deposituar në mënyrë të tillë.”

Periudha e Bronzit në Britani mendohet të ketë filluar rreth vitit 2000 P.E.S./Insajderi.com