Një burse kriptografike i vidhen 32 milionë dollarë në kriptomonedha

Një burse kriptografike i vidhen 32 milionë dollarë në kriptomonedha

Në këtë pikë nuk dihet çfarë asetesh janë humbur. Bursa ofronte tregtim të pesë monedhave: bitocin, bitcoin cash, ether, litecoin dhe XRP.

Sipas një raporti të CoinDesk ditën e Premte, Bitpoint ndaloi të gjitha shërbimet e tregtimit, depozitimit dhe tërheqjes së aseteve kriptografike mëngjesin e së Premtes pasi vuri re zhvendosje të dyshimta fondesh nga një portofol i nxehtë i kompanisë.

Në këtë pikë nuk dihet çfarë asetesh janë humbur. Bursa ofronte tregtim të pesë monedhave: bitocin, bitcoin cash, ether, litecoin dhe XRP.

Kompania tha se 23 milionë dollarë i përkisnin konsumatorëve. Lajmi është më i fundit i cili përfshin një tjetër bursë Japoneze në skenarë hakimi. Në Shtator të 2018-ës, Zaif, një tjetër bursë e licencuar nga Agjencia e Shërbimeve Financiare, autoriteti më i lartë financiar në Japoni, u hakuar duke humbur 60 milionë dollarë në kriptomonedha.

Në fillim të vitit të kaluar ndodhi hakimi më i madh në Japoni dhe një prej më të mëdhave në botë. Coincheck humbi 520 milionë dollarë në kriptomonedha.