Një çift pikturon aksidentalisht mbi veprën e artit me vlerë 500,000 dollarë

Një çift pikturon aksidentalisht mbi veprën e artit me vlerë 500,000 dollarë

Një çift i Koresë së Jugut gabimisht njollosi një vepër arti gjysmë milion dollarësh amerikanë kur pikturuan mbi të, siç shihet në një klip të ndarë në internet, njofton Insajderi.

“Ata menduan se u lejohej ta bënin atë si art pjesëmarrës dhe bënë një gabim”, tha Kang Wook, shefi i ekspozitës në Seoul’s Lotte Ëorld Mall, ku ndodhi vandalizmi aksidental, raportoi Reuters.

Vepra e dëmtuar pa titull u pikturua nga artisti me bazë në Paris i lindur në Harlem, John Andreë Perello, para një publiku të drejtpërdrejtë në vitin 2016 – dhe vlerësohet në një shumë të madhe prej 500,000 dollarësh.

Tek piktura janë të vendosura kanoçet e bojës dhe furçat e përdorura në krijimin e tij. Ato konsiderohen si pjesë e veprës, e cila mund t’i ketë dhënë palës së lartpërmendur përshtypjen e gabuar.

Pasi shqyrtuan klipin, autoritetet kapën çiftin në qendër tregtare. Sidoqoftë, ata më pas u liruan kur galeria vendosi të mos ngrinte akuza, pasi vandalizmi dukej të ishte një gabim i pafajshëm. /Insajderi.com