fbpx

Një ditë para votimit të ushtrisë, Thaçi shkon në FSK

Një ditë para votimit të ushtrisë, Thaçi shkon në FSK

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi një ditë para votimit në Kuvend për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës do të inspektojë trupat e FSK-së.

Thaçi do të jetë sot i pranishëm në kazermën  “Adem Jashari” në ora 15:00.

“Në orën 15:00, në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, inspekton trupa e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe, të premten në ora 10:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të miratojnë tri projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.