Një dokumentar i ri hulumton rastin e vërtetë të vrasjes e cila e inspiroi serialin Twin Peaks

Një dokumentar i ri hulumton rastin e vërtetë të vrasjes e cila e inspiroi serialin Twin Peaks

Netflix është duke punuar në një dokumentar të ri, i cili është i bazuar në vrasjen që e inspiroi David Lynch, për realizimin e kult serialin Twin Peaks.

I inspiruar nga libri “Blonde, Beautiful And Dead: The Murder That Inspired Twin Peaks” ky dokumentar kthehet në verën e vitit 1908 për të hetuar vdekjen e Hazel Drew. Vdekja e Hazel shkaktoi një skandal të madh në komunitetin e vogël të Sand Lake, New York, raporton ID, shkruan Insajderi.

Autori Mark Frost eksploron krimin duke tentuar të kuptojë sekretet, korrupsionin dhe politikat gjinore që komuniteti i qytetit tentoi të i mbajë të fshehura.

Vdekja e Hazel inspiroi vdekjen fiksionale të Laura Palmer në serialin e Lynch. Mark Frost, i cili është poashtu bashkëautor i skenarit thotë “Kjo është historia e parë kriminale që më ka fascionuar si fëmijë; para, keqpërdorim i fuqisë dhe politika seksuale që të japin ndjesinë e një ngjarje bashkëkohore”./Insajderi.com