Një euro ari – Arsyetohet shitja e tokave nga AKP

Një euro ari – Arsyetohet shitja e tokave nga AKP

Gjatë intervistimit të ish-zëdhënësit kryesues të Bordit të AKP-së, Naser Osmani, në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, shitja e tokave me çmim të lirë zgjoi interesimin më të madh të deoutetëve të opozitës në Kuvend, njofton Insajderi.

Duke iu përgjigjur deputetit Murati, ish-zëvëndëskryesuesi i Bordit të AKP tha se Raporti i Auditimit paraqet se blerësi i fabrikës së armaturës “FAN” në Podujevë, që ka qenë Agim Deshishku, me profesion mjek, ka përmbushur zotimet 100 përqind për investimet dhe për numrin e punëtorëve në atë ndërmarrje. Po ashtu ai tha se procesi gjyqësor për këtë fabrikë ka zgjatur 6-7 vite.

“Agim Deshishku me profesion mjek ishte blerës i fabrikës së armaturës. Kam votuar pro, familjen Deshishku e njohë. Adem Deshishku, nga asgjë ka arrit të bëjë diçka”, tha Osmani.

Ndërsa, Murati iu kundërpërjgigj duke thënë se në bazë të raportimevetë AKP-së, kjo fabrikë nuk ka përmbushur zotimet.

Derisa është pyetur se a është shitur tokë nga 1 euro ari, Osmani tha se çmimin e shitjes gjithmonë e ka caktuar tregu, ndërsa pranoi se një tokë është shitur pesë deri një mijë e 800 euro sa ka qenë në AKP.

Kryetari i Komisionit, Hajrulla Çeku, tha se 39 euro për ari ka qenë çmimi mesatar i shitjes së tokave bujqësore sipas një vlerësimi të Ministrisë së Bujqësisë.

Osmani për këtë tha se ka pasur shumë dështime të proceseve të privatizimit për shkak të mungesës ofertave. Prandaj, kjo ka qenë arsyeja që është shitë toka lirë. Ai pranoi se është shitë tokë 2.90 euro ari. Për atë kohë sipas tij, kanë qenë çmime të arsyeshme ndoshta, ndërsa sot jo.

“Tokat në vendet rurale dhe të pa punuar kanë bërë që të jetë ky çmim i lirë. Megjithatë mendoj se mirë është që janë shitë këto toka me këto çmime, sepse kanë filluar të punohen nga blerësit”, tha Osmani. /Insajderi.com