Prizren: Një femër raporton në polici se është dhunuar nga dy meshkuj

Prizren: Një femër raporton në polici se është dhunuar nga dy meshkuj

Një femër kosovare ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht në një hotel në Prizren nga dy meshkuj, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 18:30.

Viktima femër kosovare ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja te dhunimit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Insajderi.com