Një fëmijë vdes pasi bie nga lumi në Dragash

Një fëmijë vdes pasi bie nga lumi në Dragash

Një fëmijë është gjetur pa shenja jete pasi ka rënë në lumin e fshatit Blaq të Dragashit, njofton Insajderi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 19:27.

Rasti është hapur si “Vdekje aksidentale”.

“Është raportuar se një fëmijë/ femër kosovare ka a rënë në lumin e fshatit dhe është gjetur pa shenja jete. Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, trupi i pa jetë u është liruar familjarëve nga kompetentët për procedura mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com