Një fustan që herë veshë dukesha Kate Middleton e herë nëna e saj

Një fustan që herë veshë dukesha Kate Middleton e herë nëna e saj

Nënë e bijë, adhurojnë aq shumë një fustan, sa që në publik janë parë duke e veshur të njëjtin.

Dukesha e Kembrixhit ka ricikluar fustanin Reiss që ndanë me nënën e saj Carole Middleton ndërsa bëri ndërhyrjen e saj më të madhe në publik ndonjëherë ndërsa bëri thirrje për veprime më të mëdha për të mbrojtur fëmijët në ‘vitet e tyre vendimtare të hershme’, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Në një fragment të shkurtër nga fjalimi i cili u postua në faqen e Kensington Royal në Instagram mbrëmë, Kate shihet  veshur fustanin Reiss që ajo e veshi për herë të parë në vitin 2012 – dhe që nëna e saj, Carole Middleton, e kishte veshur dy vjet më parë.

Në fakt, Kate Middleton e cila zuri vendin e dytë në listën e grave më me stil në botë, është një nga ikonat e modës, që riciklon veshjet e saj.

Mund të themi, se ajo na ka mësuar edhe disa truqe se si artikujt e njëjtë të veshjeve mund të kombinohen në shumë mënyra që të mos dukeni asnjëherë njëjtë. /Insajderi.com