Një garë e fortë në horizont – dëgjoni këngët pjesëmarrëse në “Festivalin e Këngës”

Një garë e fortë në horizont – dëgjoni këngët pjesëmarrëse në “Festivalin e Këngës”

Në kanalin zyrtar të Radiotelevizionit Shqiptar sapo janë publikuar të 26-të këngët pjesëmarrëse të këtij edicioni, njofton Insajderi.

Me festivalin që po afrohet është rritur edhe vëmendja për të dëgjuar këngët pjesëmarrëse, njëra nga të cilat do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Komisioni për pranimin e këngëve, u përbë nga artistja e njohur Alma Bektashi, përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion Jonida Maliqi dhe Eugent Bushpepa, poeti Agim Doçi e kompozitori Klodian Qafoku.

Më poshtë janë listuar të gjitha këngët që u publikuan në kanalin zyrtar në versionin audio.

Tani që publiku u njoh më këngët pjesëmarrëse, mezi presim të ndjekim edhe netët live të spektaklit. /Insajderi.com

“Peng”- Devis Xherahu

“Valixhja e kujtimeve” – Orgesa Zaimi

“Kush je ti dashuri” – Festina Mejzini

“E morën botën” – Franc Koruni

“Pendesë”- Inis Neziri

“Kam me t’ba me kajt” – Sardi Strugaj

“Më jep jetë” – Gjergj Kaçinari

“Nëse vdes” – Durim Morina (Mirudi)

“Tjerr” – Evi Reçi

“Vashëzo” – Rosela Gjylbegu

“Vallja e jetës” – Klevis Bega (Kastro Zizo)

“Do t’ia dal” – Klinti Çollaku

“Karma” – Anxhela Peristeri

“Vesi i shpirtit tim” – Wendi Mancaku

“Ty” – Fatos Shabani

“Vajzë” – Florent Abrashi

“Njësoj” – Enxhi Nasufi

“Kujtimet s’kanë formë” – Kamela Islamaj

“Zjarri im” – Era Rusi

“Jo” – Erik Lloshi

“Më mbron” – Xhesika Polo

“Ora e jetës”- Manjola Nallbani

“E lirë” – Gigliola Haveriku

“Nënë” – Viktor Tahiraj

“Vendi im” – Agim Poshka

“Meteor” – Stefan Marena