Një gjelideti drejton komunikacionin në vend të policisë

Një gjelideti drejton komunikacionin në vend të policisë

Shoferët e automjeteve në Litchfield, New Hampshire në SHBA, dëshmuan për një spektakël më 14 mars, kur një ‘rojë kalimi vendosi të drejtojë trafikun” në të dyja korsitë.

Në vend të semaforit, një gjeldeti ndaloi gjithë trafikun derisa u sigurua që të gjithë pjesëtarët e familjes së tij të kalonin rrugën pa u goditur nga automjetet.

Gjeldeti gjatë gjithë kësaj kohe tundi bishtin e gjatë për t’u siguruar që asnjë prej anëtarëve të familjes së tij të mos mbetej prapa./ Insajderi.com