Një gotë verë e kuqe baras me një orë ushtrime fizike?

Një gotë verë e kuqe baras me një orë ushtrime fizike?

Pëlqeni verën e kuqe? Po sikur t’ju themi se një gotë verë e kuqe mund të jetë e barabartë me një ore ushtrime fizike?

Po është e vërtetë!

Një studim i ri shkencor, ka konfirmuar këtë lajm të mrekullueshëm. Herën tjetër kur të pini një gotë, mund të krekoseni se keni bërë një orë ushtrime. Gëzuar!

Hetuesi kryesor i studimit Jason Dyck i cili e mori atë të botuar në “Journal of Physiology” në maj, na e konfirmon këtë, njofton Insajderi.

Në një deklaratë për “ScienceDaily”, Dyck theksoi se resveratroli është “përbërësi natural” e cila ofron të njëjtat përfitime shëndetësore për ju, sikurse të kishin ushtruar për një orë.

Resveratroli gjendet në fruta, arra dhe në verë të kuqe, sigurisht.

Një gjë e tilë nuk mund të merret literalisht. Nuk mund të pini një shishe të tërë, të bëheni tapë, e të pretendoni se keni ushtruar për 4,6 orë.

Me moshë, rëndësia e ushtrimeve rritet dhe është e domosdoshme për ju të mos anashkaloni aktivitetin fizik. /Insajderi.com

Burimi: Life Hack