Nje gotë verë e një filxhan kafe – me kë darkoi Albin Kurti pas takimit me Edi Ramën

Nje gotë verë e një filxhan kafe – me kë darkoi Albin Kurti pas takimit me Edi Ramën

Pas takimit që zgjati disa orë me radhë me kryeministrin Rama, kreu i Vetëvendosjes dhe njëherësh kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur në një takim gazetarë dhe analistë të mediave në Shqipëri.

Kurti ka zgjedhur që të ulet në një nga lokalet e Tiranës me analistët Armand Shkullaku, Andi Bushati, Fatos Lubonja e Andi Bejtja nga Shqipëria e Arbër Zaimi, Liburn Aliu e Boiken Abazi të stafit të tij.

“Bisedë e gjatë mbrëmë, për sfidat e shpresat dhe për domosdoshmërinë e ndryshimeve në të mirë të demokracisë e ekonomisë të shqiptarëve”, shkruan Zaimi krahas fotos. Sipas përshkrimit të fotos takimi është zhvilluar pasi Kurti ka dalë nga Kryeministria, ku zhvilloi një takim me Edi Ramën.

Albin Kurti takoi të premten në mbrëmje Edi Ramën, në një takim që zgjati rreth katër orë.

Ndërkaq, të shtunën Kurti mori pjesë në Samitin e Paqes që u mbajt në Tiranë, në të cilin morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu.