Një grua e ndal kryeministrin britanik në rrugë: Djali im të përngjan, mund të jetë fëmija yt i dashurisë

Një grua e ndal kryeministrin britanik në rrugë: Djali im të përngjan, mund të jetë fëmija yt i dashurisë

Shikuesit e BBC mbetën të habitur kur një dokumentar i ri rreth Brexit kapi një grua duke i thënë kryeministrit britanik Boris Johnson se “djali i saj mund të ishte fëmija i tij i dashurisë”.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një dokumentar në të cilin përshkruhet udhëtimi i Boris Johnson nga zgjedhja e drejtuesit konservator në fitoren e tij të zgjedhjeve të vendit javën e kaluar.

Por ndërsa disa komentuan momentet e tij politike, shumica ishin të përqendruar në një ndërveprim qesharak midis një nëne nga Yorkshire dhe kryeministrit.