Një grua gjendet e vdekur në Pejë

Një grua gjendet e vdekur në Pejë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj gjatë ditës së djeshme në Pejë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin e tyre 24-orësh, ku tutje thuhet se njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë  i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

“Pejë, 11.01.2021 – 12:15. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë  i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com