Një grua lind fëmijën në tregun e qytetit të Kamenicës

Një grua lind fëmijën në tregun e qytetit të Kamenicës

Një grua në qytetin e Kamenicës ka lindur sot rreth orës 17:00 në tregun e qytetit, ka thënë kryetari i Komunës, Qendron Kastrati.

Kastrati, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se komuna u angazhua për t’ia dërguar ekipin mjekësor nënës që t’i bëhej kontroll mjekësore.

Ai ka treguar se një dëshmitar derisa e ka parë gruan teksa lindte, i ka lajmëruar organet kompetente, të cilat kanë marrë masat e duhura.

Sot rreth orës 17:00, një qytetar na njoftoi për një lindje jo të zakonshme në tregun e qytetit. U njoftuam që nëna dhe…

Gepostet von Qëndron Kastrati am Mittwoch, 10. April 2019

Postimi i plotë i Qendron Kastratit:

Sot rreth orës 17:00, një qytetar na njoftoi për një lindje jo të zakonshme në tregun e qytetit. U njoftuam që nëna dhe fëmiu janë në rrugë. Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëmiun dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla. Nëna dhe fëmiu janë shëndosh. Falënderoj qytetarin Fekim Dalipi që tregoi qytetari të dalluar duke lajmëruar rastin, dhe mjekun Latif Sylaj e infermieren Alba Latifi për përgjegjshmërinë profesionale. Jeta e rëndë që e bën komuniteti rom në vendin tonë nuk mund të neglizhohet. Të gjithë qytetarët pa dallim përkatësinë meritojnë vëmendjen tonë.
Ne jemi duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet të rifunksionalizojmë repartin e gjinekologjisë.