Një grua nga Skënderaj kërcënohet nga ish-bashkëshorti

Një grua nga Skënderaj kërcënohet nga ish-bashkëshorti

Policia e rajonit të Mitrovicës njofton se mbrëmë rreth orës 22 e 37 në Skënderaj është raportuar rasti me elemente kanosje ku viktima ka pranuar mesazhe kërcënuese kundër jetës dhe trupit nga ish bashkëshorti.

Policia ka arrestuar të dyshuarin Sh.M., 41 vjeçar, dhe e ka shoqëruar në stacionin policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ku është iniciuar rasti ‘kanosje’.