Një nënë të hënën është ankuar në Polici se dikush e ka dhunuar seksualisht vajzën e saj të mitur.
Personi ishte i panjohur për viktimën, njofton Insajderi.
“DHUNIM Prishtinë 28.02-19.04.2021. Ankuesja femër kosovare raporton se një i dyshuar deri me tani i pa njohur, e ka dhunuar vajzën e saj të moshës së mitur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /Insajderi.com