Një grumbull fëmijësh incizohen duke shkuar në tubim politik [video]

Një grumbull fëmijësh incizohen duke shkuar në tubim politik [video]

Disa nxënës të mitur janë incizuar duke u futur në një sallë ku po mbahej tubimi i Aleancës Kosova e Re në Ferizaj të premten.

Me çanta në krah, dhjetëra fëmijë janë parë duke hyrë në një sallë ku folën kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe zyrtarë të tjerë të AKR-së në Ferizaj.

Ndonëse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, përdorja e fëmijëve gjatë kohës së fushatës është e ndaluar me ligj.