Një i lënduar nga shpërthimi në Pejë

Një i lënduar nga shpërthimi në Pejë

Një person ka mbetur i lënduar pas gjuajtjeve me mjete shpërthyese dhe të shtëna armësh  në Pejë në rrugën ’ Kreshnik Ademaj’.

“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën “Kreshnik Ademaj. Nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore  është liruar për në shtëpi”, njofton policia.

Për këtë rast deri më tani nuk është arrestuar askush, policia po punon në identifikimin e të dyshuarve.

“Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti  Hetimeve Rajonale DRP  Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast”, përfundoi policia.