Një i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Podujevë

Një i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Podujevë

Një person është lënduar në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në raportin e policisë mësohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete në lëvizje.

Tutje raporti njofton as me rastin në fjalë po merren njësitet e trafikut rrugor./Insajderi.com