Një i plagosur dhe një i lënduar – policia jep detaje për rastin tek “Xhamia e Llapit” – në Prishtinë

Një i plagosur dhe një i lënduar – policia jep detaje për rastin tek “Xhamia e Llapit” – në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarr dhe një tjetër i lënduar në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë më konkretisht në afërsi të “Xhamisë së Llapit”.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacionin policior, si të dyshuar në pjesëmarrje të këtij rasti.

“Rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Prishtine, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave ku me pas është përdore edhe arma e zjarrit. Ne këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Të dy personat janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona të cilët dyshohet të kenë marr pjesë në rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Gjuajtje me armë në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur