Edhe një i prekur me koronavirus në Lipjan – Kryetari Ahmeti, jep detaje

Edhe një i prekur me koronavirus në Lipjan – Kryetari Ahmeti, jep detaje

Edhe një person nga Lipjani ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. 

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti. Ai ka thënë se personi ka qenë i karantinuar që nga data 08.04.2020 dhe pas shfaqjës së simtomave ka rezultuar pozitiv.

Ahmeti për Insajderin ka thënë se pas rekomandimit të institutit shëndetësor do të ndërmarrin masat e nevojshme.

“Po është e vërtetë. Personi është nga qyteti i Lipjanit, i datëlindjes, 1976. Ai ka qenë i karantinuar prej datës 08.04.2020 pasi që ka pas kontakt me një person tjetër që ka qenë i infektuar. Pas rekomandimeve të institutit shëndetësor ndërmarrin masat e nevjojshme”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Ndryshe, nga qyteti i Lipjanit, tani rezultojnë dy persona të infektuar me Covid-19. Po ashtu është shëruar edhe një tjetër./Insajderi.com