Një i vdekur dhe 125 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Një i vdekur dhe 125 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Një viktimë dhe 125 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë vend, përveç këtyre rasteve të reja janë shëruar edhe 37 persona të cilët deri më sot ishin të infektuar, duke çuar në tre mijë e 379 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga fillimi i pandemisë.

Viktima e shënuar së fundmi nga Vlora, është një 55 vjeçare.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Insajderi.com/