Një i vdekur dhe 13 të plagosur pas një sulmi në Arizona

Një i vdekur dhe 13 të plagosur pas një sulmi në Arizona

Një person u vra dhe 13 u plagosën kur një burrë që voziste një veturë në Arizona qëlloi në disa vende të ndryshme, transmeton Insajderi.

Policia tha se njeriu ka shumë të ngjarë të ketë qëlluar rastësisht në të paktën tetë vende të ndryshme rreth Phoenix, në një sulm të furishëm që zgjati një orë e gjysmë.

“Katër persona u plagosën nga të shtëna me armë, njëri prej të cilëve vdiq dhe nëntë pësuan lëndime të lehta, disa prej të cilave u shkaktuan nga copa qelqi” raporton ‘NBC News’.

I dyshuari u arrestua pasi zjarrfikësit gjetën veturën falë përshkrimit të dëshmitarëve okularë.

“Ne nuk e dimë lidhjen. Ne nuk e dimë cili ishte motivi. Ne nuk kemi një ide se çfarë po mendonte ky person kur doli dhe e bëri këtë,” tha policia.

Sipas policisë, i dyshuari nuk rezistoi gjatë arrestimit gjersa policia gjeti armë në veturën e tij.

“Ky incident vjen pas një serie të shtënash të fundit në Shtetet e Bashkuara, ku kanë vrarë 279 njerëz që nga fillimi i vitit”, ka shkruar kjo media sipas të dhënave nga Arkivi i Dhunës me Armë në SHBA./Insajderi.com