Një i vdekur dhe 130 raste të reja me Coronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.
Përveç viktimës, edhe 130 raste të reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej 818 mostra të marra për testim.
Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 139 raste nga 81 mijë e 704 persona të dyshimtë në virusin Corona dhe 657 raste të vdekjes.
Gjatë kësaj periudhe kohore, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është një mijë e 695.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com