Një person ka vdekur dhe 137 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilit tutje thuhet se edhe 49 persona të tjerë janë shëruar.
Rastet e reja të infektimit kanë rezultuar nga gjithsej 869 mostra të marra për testim.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com