Një i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, meqë nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 14 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 904 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në tre mijë e 551.

Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste dhe dy mijë e 240 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com