Një i vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të kosovës, ku thuhet se viktima është një 63 vjeçar nga komuna e Ferizajt.

Tutje njoftohet se edhe 23 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga gjithsej dy mijë e 460 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është dy mijë e 987.

Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste dhe dy mijë e 242 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com