Një i vdekur dhe 25 raste me COVID-19

Një i vdekur dhe 25 raste me COVID-19

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi të hënën edhe 25 raste dhe 196 të shëruar.

Numri i vdekjeve ka shkuar në 2.226, totali i infeksioneve 106.939, ndërsa i të shëruarve 99.824.

Rastet aktive janë 4.889, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti. /Insajderi.com