Një i vdekur dhe 5 të plagosur në Lipjan

Një i vdekur dhe 5 të plagosur në Lipjan

Një person ka vdekur dhe janë plagosur pesë të tjerë me armë zjarri në fshatin Hallaq të Lipjanit, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 në mëngjesin e sotëm, ka konfirmuar për Insajderi.com zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Policia ka marrë informacion “për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit”.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull,  shtetas i Republikës se Kosovës,  i cili nuk ka mundur t’u përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet e rastit që ka çuar në vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve./Insajderi.com