Një i vdekur dhe katër të lënduar – pamjet e shpërthimit të një fabrike kimike në Spanjë

Një i vdekur dhe katër të lënduar – pamjet e shpërthimit të një fabrike kimike në Spanjë

Të paktën katër persona thuhet se janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në Spanjë sot.

Ndërkohë, sipas Sky News, nga ky shpërthim, përveç të lënduarve, një person ka mbetur i vdekur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu menjëherë pas orës 6.30 pasdite në një fabrikë kimike në provincën Tarragona të Spanjës verilindore, me shumë mundësi si rezultat i një aksidenti kimik, tha agjencia e mbrojtjes civile e Katalonjës.