Dyshohet për një të vdekur dhe një të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Prishtinë

Dyshohet për një të vdekur dhe një të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Prishtinë

Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër është plagosur, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi disa persona që ishin një veturë e zezë që ishte në kërkim nga policia, ishte duke i shitur armë një grupi tjetër dhe sapo kanë vërejtur veturën e policisë kanë filluar të shtënë drejt veturës së policisë.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur afër rrethit që lidh Prishtinën me Mitrovicën, në rrugën që shpie për në Fushë-Kosovë dhe ka vazhduar për një periudhë të gjatë, ku i vdekur ka mbetur njëri nga të dyshuarit dhe është plagosur një tjetër.

Lajmi akoma nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.