Një i vdekur dhe rekord i rasteve me COVID-19

Një i vdekur dhe rekord i rasteve me COVID-19

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19 gjatë ditë së fundit në Kosovë.

Por, u regjistrua rekordi i ri rasteve. 284 raste u raportuan nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Numri i të shëruarve në njëzetekatërorët e fundit është 72, njofton Insjaderi.

18.910 është numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19, ndërsa 15.367 i të shëruarve.

Tani rastet aktive kanë arritur në 2.869. Ndërsa vatra e pandemisë mbetet kryeqyteti.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë. /Insajderi.com