Një i vdekur e 16 raste pozitive me COVID-19

Një i vdekur e 16 raste pozitive me COVID-19

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, ndërsa janë konfirmuar 16 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 18 persona, ndërkohë janë kryer një mijë e 938 testime.

Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në dy mijë e 251, i të infektuarve në 107 mijë e 645, ndërsa i të shëruarve në 105 mijë e 218.

Në total numri i rasteve aktive është 176./Insajderi.com