Një i vdekur e 35 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një i vdekur e 35 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, derisa ka njoftuar se edhe 35 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus në vend.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 441 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 persona, ndërkohë numri i rasteve aktive është 1.287.

Me rastin e fundit të vdekjes, numri total i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në dy mijë e 441. /Insajderi.com